Trendy

Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?

Para 1 orë

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, duke e akuzuar për mungesë reagimi lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet.

“Po të kishte qenë Arbër Ademi kaq i zëshëm për 22 vite në pushtet, herë ministër e herë deputet, e për më tepër kur bashkëpartiakët e tij kanë qenë në krye të dikasterit të drejtësisë, për besë sot nuk do të kishim nevojë të diskutonim a i japim provimet në shqip apo në maqedonisht”, deklaroi Saliu.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për përdorimin e gjuhës maqedonase në institucione, duke theksuar se kjo ka qenë praktikë e vazhdueshme ndër vite.

“Tash, a po e rrejnë veten këta ish-pushtetarët apo i bie që për 22 vite më mirë e kanë njohur gjuhën maqedonase se atë shqipe, që nuk e problematizuan asnjëherë?”, shtoi ajo.

Trending