Imerlije Saliu nga Gostivari synon të bëhet deputetja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Ajo renditet e teta në listën kandidatëve për deputetë të koalicionit VLEN, në Njësinë e gjashtë zgjedhore.
Në një intervistë për gazetën LAJM, zonja Saliu, tha se prej vitesh është në shërbim të qytetarëve përmes punëve që bën. Por, në të ardhmen, ajo synon që kontributin e saj për shoqërinë ta jep duke u bërë zëri i qytetarëve në Kuvendin e RMV-së.
“Duke u nisur nga bindjet e mia personale, mendoj se çdo njëri në këtë jetë është me një mision të caktuar dhe varet nga ne se si do ta realizojmë atë mision. Prej kohësh jam pjesë e jetës publike, ose duket qenë edhe në shërbim të qytetarëve, duke qenë edhe pjesë e shoqatave joqeveritare, si ato të vendit, por edhe shoqatave të mërgatës, edhe gjithmonë kam qenë pranë nevojave të qytetarëve dhe jam munduar me aq sa kemi pasur mundësi të plotësojmë atë për çfarë qytetarët tanë kanë mungesë. Kjo ka qenë një arsye që unë tashmë jam pjesë e jetës publike. Pjesë e koalicionit VLEN, nuk kam ardhur rastësisht pasi unë jam pjesë e “Alternativës” që nga fillimet e këtij subjekti politike dhe këtu më lejoni të falënderoj kryetarin Afrim Gashi që pati besim dhe unë ndjehem e vlerësuar që unë të përfaqësohem në zonën e gjashtë me numrin 8. Realisht, me subjektin politik “Alternativa” janë disa pika shumë të përbashkëta, duke u nisur nga unë si njëri dhe “Alternativa” si subjekt politik, pika të përbashkëta ideologjike, siç janë mbrojtja e familjes tradicionale, pastaj edhe shumë vlerave tjera që besoj se janë mëse të nevojshme për këtë shoqëri. Sa i përket kolicionit VLEN poashtu ndjehen e privelegjuar të jem pjesë në listë sepse është hera e parë që kemi një koalicionim pastër shqiptarë dhe që besoj se qytetarët e këtij vendi e kanë pasur më se të nevojshme dhe kjo eufori vërehet gjithandej ku jemi prezent”, tha zonja Saliu. (INA)