Deputetja e koalicionit VLEN Saranda Imeri në një dalje për media foli për regjistrimin e popullsisë të viti 2021, transmeton TV21. Imeri theksoi se BDI-ja ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Qeveria e kaluar veçanërisht partia e listave të zezea (BDI) ka keqpërdorur edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Edhe në këtë proces kompleks BDI nuk ka lënë pa bërë keqpërdorime dhe ka tentuar që përmes këtij procesi të pasurohen zyrtarët e tyre”, tha mes tjerash Saranda Imeri nga koalicioni VLEN.