Pas thënies së Bujar Osmanit që VLEN-in e quajti “kënetë politike” ka reaguar edhe deputetja e VLEN- Saranda Imeri Stafai informon portali “tetova1”.
Në një publikim në facebook ajo shkruan:
Flet “pacienti”, sikur nuk ka qenë ai vetë kirurgu i kësaj kënete!
Bujar Osmani, simboli i mashtrimeve me përkthim simultan, ish shefi i diplomacisë që nuk diti asnjëherë të përkthejë as të vërtetën në gjuhën e popullit. Flet për “kenetë politike”, ndërkohë që ai vetë ka ndërtuar sistemin e hajnave që notojnë në luks, korrupsion e arrogancë.
Kur flet për mungesë vizioni, ai që s’e di as vetë çfarë ka qenë dje e çfarë do jetë nesër, s’mund të presim më shumë veçse zhurmë nga një “pacient” politik që jeton ende me infuzion nga paratë e pista të ish pushtetit. Ai që u tall me kombin e vet për një karrige më shumë, tani paska guxim të shes moral!
Bujar, më mirë hesht, se çdo herë që flet, vetëm na përkujton pse s’ka më vend për BDI-në në të ardhmen tonë.
/tetova1/









