Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka ndarë me opinionin publik një pjesë nga dosja e ish-shërbimit sekret jugosllav(UDB-së) për babanë e saj, Imer Imeri, i cili sipas saj ka qenë i burgosur dhe i persekutuar gjatë regjimit komunist, përcjell tetova1
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se në përpilimin e dosjes së UDB-së, një pjesë e madhe e informatorëve kanë qenë shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një të vërtetë të dhimbshme që nuk duhet të fshihet.
Ajo gjithashtu ka bërë një krahasim me raste të tjera aktuale, duke përmendur edhe emrin e Ivan Stoilkoviç, pa dhënë më shumë detaje.
Postimi i plotë i Imerit:
“Si vajzë e një njeriu të burgosur dhe të persekutuar nga ish-regjimi komunist, sonte ndjeva nevojën të ndaj me opinionin publik një faqe nga dosja e tij.
Siç mund ta shihni, në përpilimin e kësaj dosjeje, si informatorë (spiuna), fatkeqësisht më shumë se gjysma janë shqiptarë. Kjo është një e vërtetë e dhimbshme që nuk duhet fshehur.
Dhe pastaj ende çuditemi me raste si ai i Stoilkoviçit…
P.S
Edhe baba i dem baba demit eshte🤐
Kurse ata poshte me te kuqe,kane punu pa pare!”, përfundon Imeri./tetova1.mk












