Deputetja e kolaicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të fundit të opozitës shqiptare, duke i akuzuar ata për mungesë përgjegjësie gjatë viteve sa ishin në pushtet, përcjell tetova1
Imeri Stafai thekson se kritikat e sotme për çështjen e gjuhës shqipe janë të vonuara dhe të pabesueshme, pasi, sipas saj për më shumë se dy dekada nuk është ndërmarrë asgjë konkrete.
Reagimi i plotë:
“Nuk relativizoj asgjë. Por 22 vite pushtet nuk mbulohen duke fajësuar të tjerët. Opozita shqiptare le të kritikojë, por së pari duhet të japë llogari për atë që nuk është bërë.
Kur ishte koha që provimi i jurisprudencës të bëhej në shqip, nuk u bë.
Sot po flasin për gjuhën shqipe… Ndonjëherë heshtja do ishte më e ndershme. 🤔
O taj trauku!”, ka shkruar deputetja Stafai.
Kujtojmë se aktualisht po punohet në ndryshimet ligjore që do të mundësojnë dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, proces i cili është paralajmëruar nga Qeveria dhe pritet të konkretizohet së shpejti./tetova1.mk






