Trendy

Saubermacher, kompania që zhvat qytetarët e Tetovës

Para 6 muaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi, ka ngritur alarmin për kontratën 15-vjeçare të mbeturinave me kompaninë private Saubermacher, të cilën ai e cilëson si një skandal që po i kushton qytetarëve miliona euro.

Sipas tij, kjo marrëveshje i ka lënë mbi 10.000 familje në përmbarim, duke i bërë tetovarët peng të një kompanie private, ndërkohë që shërbimet e ofruara nuk përputhen me pagesat e larta që kërkohen.

🔹 “Tetova nuk shitet e as blihet. Kjo kontratë do të shfuqizohet, qytetarët do të paguajnë më pak dhe do të marrin shërbime më cilësore”, theksoi Rexhepi në denoncimin e tij publik.

Ai premton se me marrjen e mandatit, kontrata do të rishikohet, duke garantuar transparencë dhe kushte më të drejta për qytetarët.

Trending