Dy javë e gjysmë pas zgjedhjes së kabinetit të ri, Qeveria ende nuk është kompletuar me eshalonin e dytë, edhe pse gjatë bisedimeve për ministrat e rinj u tha se edhe ata ishin dakorduar. Zëvendësministrat pritet të dorëzohen si propozim për zgjedhjen e tyre në Kuvend këto ditë pas kthimit të Mickoskit nga Uashingtoni. Koalicioni VLEN ka bërë të ditur tashmë emrat. Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, konfirmoi se Elfete Ismaili është propozim për zëvendësministre të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti për zëvendësministër të Bujqësisë.
Nga Besa, Sedat Sulejamni është propozimi për zëvendësministër të Kulturës dhe Turizmit. Alternativa mori postin e zëvendësministrit në Ministrinë e re të Sportit, ku u propozua ish-deputetja Safie Sadiki Shaini. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, ka dy zëvendësministra, në ministrinë e Brendshme dhe të Transportit dhe Lidhjeve.
ZNAM do të ketë dy zëvendësministra për transformimin dixhital dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Nga atje thonë se vendimi është përcaktuar në seancën e djeshme të Bordit Qendror të partisë.
“Për zëvendësministër e Energjisë dhe Minierave, z. Miroslav Labudoviq. Z. Labudoviq ka një diplomë master në inxhinieri elektrike dhe teknologji informative. Z. Radoslav Nastasieviq propozohet për zëvendësministër për transformim dixhital. Z. Nastasieviq Varxhiski ka diplomë master në shkencat ekonomike”, tha Nikolla Memov – zëdhënës i ZNAM.