Sefer Selimi:
Jam përmbajtur nga komentimi i zhvillimeve të fundit në Lëvizjen Besa, jo sepse nuk kam çka të them, por sepse këto gjëra i kam thënë shumë më herët.
Shkurt e shqip: Lëvizja Besa dhe të gjithë të tjerët e kanë ditur që Fatmir Limani u është imponuar nga Mickoski. Të gjithë e kanë pranuar këtë fakt me vetëdije. Pastaj janë munduar ta shesin si “kuadër të tyrin” dhe të na bindin se qenka pjesë e ndarjes së pushtetit në koalicion.
Po ashtu, të gjithë e kemi ditur, e më së miri e kanë ditur Bilall Kasami dhe anëtarësia e Lëvizjes Besa se “ministri i tyre” as nuk i bën hesap dhe as nuk u jep llogari. Dhe po ashtu e kemi ditur se edhe Bilall Kasami, edhe vetë Lëvizja Besa më parë shkarkohen vetë sesa që mund ta shkarkojnë Fatmir Limanin.
Ajo që vlen për diskutim është kjo:
– A e kanë gënjyer veten duke besuar se me kalimin e kohës në qeveri, Lëvizja Besa do të bëhej më e fortë se Fatmir Limani në raport me Mickoskin, madje duke pranuar poshtërime e nënçmime publike, vetëm e vetëm për t’u bërë “milenikët” e tij?
Apo:
– Kanë menduar se do të na gënjejnë neve dhe tani që u ka rënë sharra në gozhdë po luajnë rolin e viktimës?
Një gjë është e sigurt: u nisën ta shkarkojnë Fatmir Limanin dhe përfunduan duke shkarkuar veten. Dhe po aq e sigurt është se kurrë nuk do të bëhen “milenikë” të Mickoskit në krahasim me Fatmir Limanin. Madje, Mickoski mund ta delegoj përgjegjësisë e raporteve me Vlen-in tek Fatmir Limani, ku i dihet










