Trendy
Screenshot

Sejdiu: Debati rreth bashkimit të VLEN-it drejt finalizimit

Para 1 orë

Kryetari i komunës së Zhelinës dhe eksponent i lartë i VLEN-it, Blerim Sejdiu në “Click plus” në TV21 ka thënë se debati rreth bashkimit të VLEN-it po shkon drejt finalizimit.

“Si vepruam të parët ne, ashtu hapim krahët për t’u shkrirë në VLEN. Ende po zhvillohen debate dhe modalitete dhe brenda VLEN po flitet sot për modalitete të ndryshme se si duhet të drejtohet VLEN nesër. Këto debate janë drejt finalizimit. Me argumente mundohemi të bëjmë modelin më funksional si të pranueshëm”, ka thënë Sejdiu.

Tabloja jonë është VLEN, shton ai, jemi një fuqi e ardhshme dhe më i fuqishëm në vend.

“Gjatë rrugëtimit dikush mund të shpreh revoltë dhe ne shohim atë që determinon e ardhmja politike, përgjegjësia jonë është e madhe dhe kolektive”, ka thënë tutje Sejdiu.

Kush do jetë pjesë e rikonstruimit?!

Në këtë drejtim, organet partiake ashtu si vendosën në kryesinë e BESËS, ashtu do të vendoset edhe për përfaqësuesit në nivel qendror, tha ai.

“Gjithë funksionarët e VLEN pa përjashtim do të vendosen në tavolinë se a do jenë pjesë e rikonstruimit të qeverisë”, ka thënë Sejdiu.

Trending