Trendy

Sejdiu inspekton punimet në rrugën Merovë–Sallarevë

Para 7 muaj

Në kuadër të inspektimeve të punimeve infrastrukturore, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizitoi sot fshatin Merovë, ku po punohet në rrugën e shumëpritur që lidh rrugën regjionale me fshatin Merovë dhe Sallarevë.

Ky investim synon të fuqizojë lidhjet mes fshatrave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor. Makineritë e punës janë duke punuar pa ndalur, ndërsa zhvillimi dhe urbanizimi i fshatrave të komunës vazhdon për përmirësimin e jetesës së banorëve dhe zhvillimin e komunitetit.

Trending