Trendy

Sejdiu: Nuk flasim me zhurmë, por me punë!

Para 7 muaj

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka njoftuar se kanë filluar punimet për renovimin e shkollës fillore “Pashko Vasa” në”Dëbërcë, njofton gjurme.

Për më tepër, ai ka njoftuar se do ta transformojnë shkollën në tërësi.

Sipas Sejdiut, ky investim është në të vërtetë investim për të ardhmen.

Reagimi i plotë;
DËBËRCA Filluam me punimet ndërtimore të renovimit të shkollës fillore “Pashko Vasa” në”Dëbërcë.Nga zëvendësimi i dyerve e dritareve të vjetra, deri tek kulmi e izolimi i jashtëm, tashmë ato do t’i takojnë së kaluarës.Po e transformojmë të gjithë shkollën, por në të vërtetë po investojmë në të ardhmen. Në dijen, në rininë, në fëmijët tanë.Dalëngadalë, por me hapa të sigurt, po punojmë në çdo fshat dhe në çdo sferë, për një arsim cilësor dhe me kushte moderne, ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë. Ne nuk flasim me zhurmë, flasim me PUNË.

Trending