Trendy

Sela e Aziri te Kurti në Prishtinë, bisedohet për zhvillimet politike dhe projektet infrastrukturore

Para 11 orë

Nga qeveria e Kosovës njoftojnë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare, njëherë edhe deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, përcjell TV21. Sipas Qeverisë së Kosovës, diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në të dy vendet dhe projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela. Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën. Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Trending