“Ka mesazhe se Ziadin Sela do të ishte i gatshëm që me kushte të caktuara të jetë pjesë e Qeverisë”, kështu pati deklaruar në Click Plus kryetari i VLEN, Bilall Kasami, që nga e njëjta studio pati një përgjigje nga Sela, shkruan TV21. Sela tha se le të bëhen pjesë e kushteve të tij, por në rast se nuk realizohen duhet të kalojnë në opozitë.

“Po i then zotëri Kasamit, nëse ai i vlerëson kushtet e mija, le të bëhet bashkë me kryetarin tjetër që e ka pjesë e kushteve të mija, ama nëse nuk inplementohen ato kushte, jo në Qeveri, në opozitë edhe ai. Unë jam serioz, kur them kushtin, nuk e them sa për sy e faqe”, deklaroi Sela.