Trendy

Sela: Nga Shkupi drejt Hagës, shqiptarët me një porosi: LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Para 3 muaj

Sot në protestën e zhvilluar në Shkup, prezent ishte edhe lideri i ASH-së Ziadin Sela bashk me deputetet Ilire Dauti dhe Elmi Aziri.
Në rrjetin social facebook, Sela ka shkruar:
“Nga Shkupi drejt Hagës, shqiptarët me një porosi: LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
Lufta për çlirimin e Kosovës ishte e shenjtë, e pastër dhe e drejtë. Padrejtësia që ju bëhet sot drejtuesve dhe komandantëve të UÇK-së në Hagë është e papranueshme.
Pas Prishtinës, Tiranës, Strazburgut dhe Hagës, sot në Shkup, bashkë me luftëtarë, invalidë të luftës e veteranë të UÇK-së, ngritëm zërin për drejtësi, për ata që dje sakrifikuan edhe jetën e familjet e tyre për liri.
Lavdi Dëshmorëve!
Respekt Çlirimtarëve!” /tetova1/

Trending