Trendy

Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat: Ky ligj i përfaqëson të gjithë qytetarët

Para 1 orë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot nga Kuvendi njoftoi se grupi i tij parlamentar ka dorëzuar në procedurë parlamentare propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Sela deklaroi se kjo e drejtë buron nga Kushtetuta dhe është e garantuar edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët është angazhuar për këtë çështje që nga fillimi i aktivitetit të saj politik.

“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është kauzë e ASH-së, kauzë kjo e sjellë që në krijimin e ASH-së, me të cilën kemi bërë edhe fushatë në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politikë apo e qeverive dhe si e tillë duhet të respektohet”, deklaroi Sela.

Ai shtoi se ligji i propozuar synon t’i përfaqësojë qytetarët dhe t’ua garantojë të drejtat e tyre, duke kritikuar, sipas tij, tentativat për të sjellë zgjidhje që e bëjnë këtë të drejtë të pazbatueshme.

Trending