Analisti dhe biznesmeni Imer Selmani tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se Maqedonia në përgjithësi ka problem me mungesë të punëtorëve. Sipas tij, paga mesatare prej 500-600 euro është e ulët.
“Kemi problem me mungesën e punëtorëve. Sot nuk mund të gjesh as personel të kualifikuar dhe as të pakualifikuar. Pra, thjesht nuk keni punëtorë të zakonshëm. Pra, është mirë që tashmë po debatojmë për të ardhurat. Dhe 550-600 euro paga mesatare është e ulët, duhet të jetë 1000. Kur të arrijë 1000, ndoshta do të duam të jetë në 2000 dhe do të duhet të jetë”, thotë Selmani.