Maqedoni

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

February 26, 2024, 06:02

Tema kryesore ditëve të fundit në opinion është ideja e propozuar nga Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, që presidenti i shtetit të zgjidhet përmes Kuvendit e jo përmes zgjedhjeve. Ideja e tyre vjen përshkak se pozita president shteti është vështirë e arritshme për komunitetin shqiptar, kështu që shpresojnë se kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje eventuale politike me partitë maqedonase.

Analisti politik, njëherit ish kandidat për president, Imer Selmani, për “TV21” thotë se zgjedhja e presidentit në Kuvend, do të ishte më e shëndetshme për demokracinë dhe do ta bënte shtetin më të qëndrueshëm.

“Debati dhe marrëdhëniet por gjithashtu edhe konsensusi brenda parlamentit do të ishte shumë më i shëndetshëm, më i dobishëm, me një debat ku do të u zgjidhte presidenti i shtetit nga vet Parlamenti. Për demokracinë tonë do të ishte më e shëndetshme jam aq shumë i bindur. Është një projekt afatgjatë që do ta bëjë shtetin tonë më të qëndrueshëm”, tha Imer Selmani – analist Politik.

I pyetur pse partitë maqedonase janë kundër kësaj ideje, Selmani thotë se zgjedhja e presidentit përmes zgjedhjeve është në favor të tyre sepse në raundin e dytë gjithmonë kalojnë vetëm kandidatët e dy partive më të mëdha.

“Numrat dhe përzgjedhja e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët është në favor të bashkësisë etnike maqedonase. Garohet në raundin e parë nga të gjitha bashkësitë etnike. Kemi dhjetë kandidatë e më tepër në këto zgjedhje. Mirëpo në fund gjasat që të hyjnë në raundin e dytë prap ju dedikohet dy kandidatëve të dy partive politike më të mëdha dhe ajo pastaj tërheq angazhimin e shumicës etnike maqedonase“, pohoi Imer Selmani – analist Politik.

Presidenti i cili zgjedhet përmes zgjedhjeve, sipas Selmanit, ekziston rreziku që të fokusohet dhe të kujdeset vetëm në komunitetin që e ka zgjedhur. Nëse vendoset që presidenti të zgjidhet përmes Kuvendit, Selmani tha se duhet t’i rriten edhe kompetencat.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler