Marrëdhëniet ekonomike mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut po hyjnë në një fazë të re zhvillimi. Në Forumin Ekonomik Serbi–Maqedoni, u bë e ditur se kompanitë serbe kanë investuar rreth 1.5 miliardë euro në vendin tonë deri më sot.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë kompani maqedonase po hyjnë fuqishëm në tregun serb. Aktualisht, mbi 1.000 kompani nga Maqedonia e Veriut veprojnë në Serbi, kryesisht në sektorin e tregtisë me pakicë, shërbimeve dhe patundshmërisë.
📈 Rritje e ndjeshme e shkëmbimit tregtar
Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2025, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arriti në 1.12 miliardë euro, që është 101 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Serbia ka rritur eksportet drejt Maqedonisë së Veriut me 15.7%, duke arritur vlerën prej 804.8 milionë euro, ndërsa suficiti tregtar ka arritur në 487.5 milionë euro.





