Serbia nuk mori pjesë në BE-Ballkani Perëndimor. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha për RTS-në se për herë të parë në 13 a 14 vitet e fundit, as ai dhe as askush tjetër nuk do të shkojnë në këtë konferencë ndërqeveritare.
“Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, deklaroi Vuçiq.
Ai tha se këtë vendim e ka marrë që “askush tjetër të mos jetë fajtor dhe që Qeveria e Serbisë të mos pësojë asnjë lloj presioni”.
Vuçiç shtoi se gjatë 24 orëve të fundit ka biseduar me një numër të madh liderësh evropianë dhe se është “mirënjohës ndaj shumë prej tyre, përfshirë edhe ata që gjithmonë kritikojnë, edhe pse nuk e dinë saktësisht se çfarë kritikojnë. Unë besoj se me këtë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj, sepse duhet të tregojmë se çfarë kemi bërë, e kjo është shumë”, deklaroi Vuçiq, duke përfunduar se Serbia do të vazhdojë në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president.





