Qytetarët ankohen sërish për pritje të gjata në pikën kufitare “Bllacë”.
Shihen kolona të gjata në këtë pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Të premten, ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski tha se në fillim të muajit prill pritet të nisë funksionimi i “one stop shop”, ku do të ketë një pikë kufitare të përbashkët mes dy vendeve, ndërsa qytetarët do të kontrollohen vetëm nga një polic.