Trendy

Sërish tensione etnike në Tetovë?

Para 1 orë

Tensionet etnike janë shfaqur sërish në Tetovë, mbrëmë një grup të rinjsh maqedonasish kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë.

Sipas raportit të Policisë së Tetovës, më 15.03.2026, në ora 22:40, në SPB Tetovë, S.N. (44) dhe A.M. (44), të dy nga Tetova, kanë raportuar se një grup të miturish në rrugën “Ilindenska” kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, duke u drejtuar me sharje dhe fyerje ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se “po merren masa për zbardhjen e rastit”.

Raportohet se edhe para dy netëve ka pasur një rast të ngjashëm.

Kujtojmë se në shtator 2025 tifo grupi i klubit futbollistik maqedonas Teteks, të njohur ndryshe si ‘Vojvodat‘ kanë rrahur dy nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike të Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime trupore të cilat u konstatuan dhe në Spitalin Klinik të Tetovës.

Prokuroria Publike dhe Gjykata e Tetovës edhe pse të pyetur për epilogun e këtij rasti, deri në publikimin e këtij teksti nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.

Trending