Trendy

Şevki Yılmaz me paralajmërim të fortë: “Pas Iranit, objektiv është Turqia”

Para 4 javë

Ish-deputeti dhe teologu turk, Şevki Yılmaz, ka ngritur alarmin për një përshkallëzim të madh të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit, objektivi i radhës është Turqia.

Në një deklaratë të bërë publike nga media turke TimeTürk, Yılmaz theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përdorin Iranin si “fushë prove për Luftën e Tretë Botërore”, duke zhvilluar operacione dhe stërvitje të rrezikshme ushtarake në rajon.

“Sionizmi dhe imperializmi kanë kthyer Iranin në një vend eksperimentimi ushtarak. Pas tij, synimi i radhës është Turqia,” – deklaroi ai me shqetësim.

Yılmaz kritikoi ashpër edhe ndërhyrjet e Iranit në vende si Siria dhe Jemeni, duke i quajtur si përpjekje për të ndarë botën islame dhe për të përçarë vendet myslimane. Sipas tij, “Ummeti islam duhet të bashkohet urgjentisht për të mos u shkatërruar përmes konflikteve të inskenuara nga fuqitë e huaja.”

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa shumë zëra paralajmërojnë se përplasjet mes Iranit dhe Izraelit mund të çojnë në destabilizim më të gjerë që prek edhe Turqinë dhe vende të tjera të rajonit.

Trending