Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit po vazhdon me intensitet të plotë, njoftojnë nga qendra e skijimit, duke theksuar se kushtet për skijim janë të shkëlqyera, përcjell tetova1
Pistat janë të përgatitura mirë, ndërsa teleferikët dhe ashensorët e skijimit funksionojnë rregullisht, duke u mundësuar vizitorëve një përvojë të sigurt dhe cilësore në sportet dimërore. Qendra punon çdo ditë dhe ofron kushte ideale si për rekreativët, ashtu edhe për skijatorët më me përvojë./tetova1.mk
Nga drejtoria e qendrës bëjnë thirrje për të gjithë dashamirët e dimrit që të vizitojnë Kodrën e Diellit dhe të shijojnë atmosferën me borë dhe bukuritë natyrore që ofron kjo destinacion malor.
“Të gjithë vizitorët që duan të përjetojnë frymën e vërtetë të dimrit janë të mirëseardhur”, porosisin nga qendra e skijimit.










