Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për vazhdimin e procesit të riorganizimit të strukturave partiake, kësaj radhe në fshatin Bozovcë, përcjell tetova1
Sipas Rexhepit, gjatë kuvendit të mbajtur në këtë nëndegë, për kryetar është zgjedhur Shaip Ismaili, i njohur si aktivist i kahmotshëm i BDI-së dhe kontribuues në vlerat e kësaj force politike.
Rexhepi thekson se riorganizimi po vazhdon me njerëz të përkushtuar, me synim forcimin e strukturave dhe ndërtimin e një organizate më të fuqishme për të ardhmen.
Postimi i plotë:
“Vazhdojmë me Bozovcën
Sonte mbajtëm kuvendin e Nëndegës Bozovcë, ku për kryetar u zgjodh Shaip Ismaili, aktivist i kahmotshëm i BDI-së dhe njeri që beson dhe kontribuon në vlerat e organizatës sonë politike.
Vijojmë procesin e riorganizimit me njerëz të përkushtuar, duke forcuar strukturat dhe duke ndërtuar BDI-në e së ardhmes”, përfundon Rexhepi./tetova1.mk/











