“Unë jam i gatshëm për veting. Nga këtu ju bëj thirrje le ta sjellin nesër të unë atë lig, unë jam i parë që do ta nënshkruaj dhe do të jem përkrah tyre që ta mbrojmë. Por nuk e di sa e kanë me sinqeritet këtë punë. Unë jam i gatshëm, publikisht e them si Rijad Shaqiri deri në gjeneratën e 4-5 të familjes time t’i nënshtrohemi vetingut”, kështu deklaroi Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN në emisionin Daily Click në TV21.
TV21: Po bashkëpartiaktë, duke përfshirë krejt koalicionin VLEN?
“Sigurisht edhe bashkëpartikatët. Por nuk e di sa e kanë me sinqeritet nga ana e Frontit. Nesë edhe ato janë të gatshëm për këtë punë, që nesër e fillojmë këtë punë edhe ecim përpara”, tha Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN.
Tutje, Shaiqir theksoi se pajtohet me kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për veting për privatizimin.
“Pajtohem me kërkesën e Ahmetit për veting për privatizimin, çfarë bëjmë me ata të BDI-së që prej taksistëve bënë multimilionerë”, potencoi Rijad Shaqiri, deputet i VLEN.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/821860153478805/?ref=embed_video
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1577293303177098/?ref=embed_video