Sukseset e kompanisë tetovare “Sharr Express Rent a Car” nuk kanë të ndalur.
Kjo kompani që ofron vetura “Rent a Car” në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri është shpallur fituese e çmimit Excellent Service Award 2025 nga DiscoverCars.com, informon portali “tetova1”.
“Me shumë krenari ndajmë një lajm të jashtëzakonshëm!
Falë besimit dhe vlerësimeve tuaja, Sharr Express është shpallur fituese e çmimit Excellent Service Award 2025 nga DiscoverCars.com – duke u renditur ndër më të mirët në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri
Ky vlerësim është rezultat i përkushtimit tonë për:
Shërbim profesional dhe të besueshëm
- Automjete cilësore dhe të sigurta
- Përvojë të shkëlqyer për çdo klient
Faleminderit çdo klienti që na beson çdo ditë. Ky sukses është i përbashkët dhe na motivon të vazhdojmë edhe më fort!
Sharr Express – Driving Experience”, thuhet në komunikatën që ka ndarë kjo kompani. /tetova1/














