Trendy

Shasivari: Balancuesi nuk e realizoi qëllimin, erdhi si kritikë edhe nga KE-ja

Para 2 ditë

Profesori universitar Jeton Shasivari në emisionin “Debat në Shenja” ka thënë se kritika e parë nga Komisioni Evropian për balancuesin erdhi në vitin 2023 nga Raporti i progresit ku është shënuar se balancuesi nuk e realizon qëllimin që është vendosur si mjet nga qeveria atëhershme e Gruevskit dhe nuk përputhet, siç tha, ”me të dhënat statistikore të regjistrimit të popullsisë”.

“Pas kësaj u miratua nga qeveria e mëparshme strategjia për reforma në administratën publike ku poashtu thuhet se duhet hequr dorë nga balancuesi, sepse e ka humbur vlerën, abuzohet, pastaj ishin zgjedhjet, dmth. në aspektin politik u hoq dorë nga balancuesi dhe në tetor të vitit 2024 Kushtetuesja mori vendim për shfuqizimin dhe u krijua një vakum me çka fillohet me hartimin e një Ligji dedkuar përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, tha Shasivari.

Ai ka thënë se është dashur kohë për ta përpiluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Angazhimi jonë ka qenë si ekspert, gjithë kemi qenë profesor të së drejtës kushtetuese, të gjithë kemi dhënë kontribut, nuk është ligj që është hartuar vetëm nga një profesor dhe kjo është zgjidhja. Ka pasur debat, është trajtuar çdo aspekt i mundshëm i rregullimit ligjor. Tani fillon debati publik, me vetë faktin që është dorëzuar në procedurë parlamentare dhe debat do të ketë edhe brenda në Kuvend”, ka thënë Shasivari.

Trending