Irani ka marrë një propozim 15-pikësh nga Shtetet e Bashkuara për t’u dhënë fund sulmeve SHBA – Izrael, kanë deklaruar për Associated Press dy zyrtarë pakistanezë.
Zyrtarët pakistanezë kanë folur edhe për përmbajtjen e planit, duke thënë se ai përfshin:
- Lehtësim të sanksioneve
- Bashkëpunim bërthamor për qëllime civile
- Reduktim të programit bërthamor të Iranit
- Monitorim nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike
- Kufizime ndaj programit raketor të Iranit
- Qasje për transport detar përmes ngushticës së Hormuzit.
Edhe Channel 12 i Izraelit ka raportuar për pikat e planit. Donald Trump dje deklaroi se Washingtoni po flet me “njerëzit e duhur” në Iran dhe se “ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje”. Ai gjithashtu tha se Irani ka rënë dakord me SHBA-në që nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe se i ka dhënë SHBA-së “një dhuratë shumë të madhe me vlerë të jashtëzakonshme”, e lidhur me naftën, gazin dhe ngushticën e Hormuzit, transmeton Zeri.info.
Nga ana tjetër, Irani ka mohuar se po negocion me SHBA-në, ndërsa një zëdhënës ushtarak ka deklaruar me ironi se SHBA-ja po negocion me vetveten.









