Trendy

SHBA mposht edhe Australinë, e siguron kualifikimin tutje

Para 3 sekonda

Kombëtarja e SHBA-së vazhdon paraqitjet mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Australinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit D.

Amerikanët kaluan në epërsi falë një autogoli të Burgess, i cili devijoi topin në rrjetën e skuadrës së tij, duke i dhënë avantazhin vendasve. Më pas ishte Freeman ai që vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar tri pikë të tjera për ekipin e Mauricio Pochettinos.

Me këtë sukses, SHBA-ja regjistron fitoren e dytë radhazi në turne dhe mban bilanc perfekt me 6 pikë nga 6 të mundshme, duke u pozicionuar në krye të Grupit D dhe duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën eliminuese.

Në anën tjetër, Australia mbetet me 3 pikë dhe do të kërkojë reagimin në ndeshjen e fundit të grupit për të mbajtur gjallë shpresat e saj për avancim.

Trending