Trendy

SHBA paralajmërojnë për sulme të mundshme iraniane në Shqipëri

Para 3 javë

Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim alarmues për qytetarët e saj, duke sinjalizuar rritje të mundshme të kërcënimeve nga grupe iraniane në Shqipëri, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, objektiva të mundshëm mund të jenë si subjektet e lidhura me SHBA-në, ashtu edhe grupet opozitare iraniane të vendosura në territorin shqiptar.

Mediat raportojnë se sulmet mund të ndodhin në vende publike dhe zona me frekuentim të lartë, përfshirë atraksione turistike, qendra tregtare, hotele, restorante dhe klube nate. Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa parandaluese për sigurinë personale./tetova1.mk

Screenshot

Trending