Sipas deklaratës, ekziston rreziku që këto institucione arsimore të kthehen në objektiv, pasi Irani ka kërcënuar më herët universitete amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ambasada thekson se Irani dhe grupet e armatosura të lidhura me të kanë kryer tashmë “sulme të gjera” kundër qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në territorin e Irakut.
Në të njëjtën kohë, në deklaratë kritikohet qeveria irakiane për dështimin në parandalimin e sulmeve terroriste ndaj interesave amerikane dhe vendeve të rajonit, duke përsëritur thirrjen që qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.
Ndërkohë, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë universitete në rajon kanë kaluar tashmë në mësim online për arsye sigurie. /Panorama










