Trendy

SHBA-të godasin sërish Iranin, tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit

Para 3 javë

Ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur një objekt ushtarak në Bandar Abbas, qyteti-port strategjik në jug të vendit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve, forcat amerikane rrëzuan edhe katër dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa objekti i goditur po përgatitej të lëshonte një tjetër dron. Teherani reagoi ashpër ndaj operacionit, duke e cilësuar atë “shkelje të rëndë të armëpushimit” dhe paralajmëroi se nuk do të lërë pa përgjigje asnjë akt armiqësor.
Përplasjet vijnë në një moment kritik për negociatat mes SHBA-ve dhe Iranit, teksa tensionet në rajon vijojnë të rriten. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni “nuk është ende i kënaqur” me ecurinë e bisedimeve.

Trending