Trendy

Shek Hallaçi partive shqiptare: Si e vlerësoni kërkesën e Mickoskit për ngjarjet e 27 prillit?

Para 1 orë

Shkruan: Shek Hallaçi

Ju drejtohem përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Sot flitet për drejtësi.
Sot kërkohet rishqyrtim.
Sot përmendet “e vërteta”.

Por pyetja që nuk mund të shmanget është e thjeshtë:
Ku ishte kjo drejtësi dje?

Si e vlerësoni kërkesën për rishqyrtim dhe “drejtësi” nga Hristijan Mickoski lidhur me ngjarjet e 27 prillit?

A është kjo drejtësi e barabartë… apo drejtësi selektive?

Sepse për vite me radhë, raste si Ngjarjet e Kumanovës, rasti “Monstra”, rasti “Alfa” dhe shumë raste të tjera janë përdorur vetëm për poena politike, sidomos gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Trending