Trendy

Shenjat e komunikacionit do të vendosen nesër-Tetova gati për fillimin e “Safe City”

Para 5 ditë

Zbatimi aktiv i sistemit “Qyteti i Sigurt” do të fillojë prej më 1 shkur dhe tash më edhe në Tetovë po bëhen përgaditjet e fundit në teren që qytetarët të jenë sa më të informuar.

Nga Sektori për Veprimtari Komunale dhe Mbrotjen e Ambientit Jetësor dhe natyrës pranë Komunë së Tetovës bëjnë të ditur vendosja e shenjave të komunikacionit që përcaktojnë kufizimin e shpejtësisë në Bulevardin Ilinden dhe në Bulevardin Bato do të realizohet nesër, pra para datës 01 shkurt, informon portali “tetova1”

“Krahas shenjave të kufizimit, do të vendosen edhe shenja paralajmëruese që informojnë drejtuesit e automjeteve për praninë e kamerave të pajisura me radarë për matjen e shpejtësisë. Aktualisht janë të instaluara dy kamera të tilla, një në bulevardin V.S. Bato dhe një në bulevardin Ilinden. Qëllimi i këtij veprimi është rritja e sigurisë në komunikacion dhe informimi i qartë i pjesëmarrësve në trafik”, informojn nga Komuna e Tetovës.

Ditëve të fundit në Tetovë dhe rrethinë ka pasur paqartësi se sa do jetë kufizimi I shpejtësisë në Bulevardin Bato e njohur si Rruga Industriale.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se kufizimi i shpejtësisë në Bulevardin Bato, i njohur si Rruga Industriale, do të jetë 50 km/h kurse te Bulevardi “Ilinden” do të jetë 40 km/h.

“Ky kufizim është përcaktuar në përputhje me rregulloren e komunikacionit rrugor dhe me karakteristikat teknike të kësaj rruge. Vendosja e shenjave përkatëse do të shërbejë për të eliminuar çdo paqartësi dhe për të siguruar zbatim të njëjtë të rregullave nga të gjithë drejtuesit e automjeteve”, thonë nga Komuna e Tetovës.

/Tetova1/

Trending