Trendy

Sherr në Tetovë: 19-vjeçari i kërkon para pas aksidentit dhe i shkatërron veturën

Para 1 orë

MPB njofton se me 18.03.2026, në ora 14:15 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.T. (19) nga Tetova. Pas një aksidenti trafiku me dëme materiale, B.T. është sjellë në mënyrë agresive ndaj H.B. (34) nga fshati Tenovë, duke i kërkuar para për dëmin dhe më pas me një send të fortë i ka dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijë kallëzim përkatës.

Trending