Trendy

Shkeljet më të shpeshta të shoferëve: Shpejtësia, shkelja e vijës së plotë, mosrespektimi i këmbësorëve…

Para 2 muaj

Tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në vijë të plotë, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, mos hyrja ose dalja siç duhet në rrethrrotullime dhe parkimi i gabuar janë disa nga shkeljet më të mëdha që bëjnë shoferët e Tetovës, dhe jo vetëm, tregon instruktori Fadil Sabriu.

“Unë mendoj se afati një mujor do mbërrijë se qytetarët do jenë të vëmendshëm dhe e dinë se ku i kanë më shumë problemet. Më shumë i kanë tek shpejtësia, se tash vozisin vetura të forta dhe ai nuk e çon mendjen se sa vozitë në moment, por kur do të mësohet me penalizimin, do jetë i kujdesshëm. Kanë një problem – nuk i kushtojnë rëndësi vijës së plotë se ku kalojnë. Duhet të kenë kujdes unazave, duhet t’u japin përparësi këmbësorëve, në vizëbardha nuk vjen në shprehje, për këmbësorin”, tha Fadil Sabriu – instruktor makine.

Duke folur për sistemin “Safe city”, Sabriu thotë se kamerat është dashur të vendosem, por shton se edhe komunat duhet më shumë t’i kushtojnë vëmendje sinjalizimit rrugor .

“Kamerat është dashur të jenë më parë, se është në të mirë të qytetarëve, se kur qytetari preket në xhep atëherë do të shtohet kujdesi. Sa i përket sinjalizimit, ndriçimit në përjashtim kam një vërejtje se shumë me ngecje i vizatojmë por në përgjithësi një e mesme ekziston sinjalizim”, deklaroi Fadil Sabriu – instruktor makine.

Projekti “Safe City” parashikon që kamerat në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe autostrada të regjistrojnë automatikisht shkeljet në trafik, si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, dokumentacioni i skaduar dhe parkimi i parregullt, ndërsa pronarët e automjeteve marrin SMS ose e-mail me gjobën dhe mund ta paguajnë gjysmën brenda 8 ditëve. Në fazën e dytë planifikohet zgjerimi i listës së kundërvajtjeve që do të evidentojë sistemi si dhe zbatimin në gjithë shtetin.

Trending