Skuadra e Shkëndijës iu rikthye fitoreve në Ligën e Parë Futbollitike të Maqedonisë, pasi që mundi Brerën në Strumicë me 3-2, në kuadër të ndeshjeve të javës së 11-të të futbollit vendor.
Skuadra nga Tetova nisi më mirë përballjen duke avancuar me golat e Ademit dhe Krstevskit, para se Ngzengue të zbut epërsinë në 1-2. Krasniqi ngriti epërsinë në 3-1 për kampionin aktual, ndërsa sulmuesi i Brerës humbi penalltinë para se të shënojë golin e dytë për 3-2.
Me tri pikët e reja Shkëndija kalon në vendin e tretë të renditjes së Ligës së Parë, me 24 pikë, ndërsa Brera mbetet në pozitën e 6-të me 15 pikë.










