Trendy

Shkëndija “makinë parash”: Arrin shifrën rekord prej 5.9 milionë eurosh nga suksesi në Evropë

Para 4 javë

Tetovarët e Shkëndijës vazhdojnë të shkruajnë historinë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në bilancet financiare. Kualifikimi në fazën e 1/16-tës (play-off) të Ligës së Konferencës i ka sjellë klubit edhe 200,000 euro shtesë, duke e çuar fitimin total nga ky sezon evropian në një shifër marramendëse prej 5.9 milionë eurosh.

Kjo shumë, e cila konsiderohet sa dy buxhete vjetore të klubit, konfirmon se futbolli modern është një biznes fitimprurës kur shoqërohet me rezultate. Shkëndija tashmë pret të përballet me polakët e Lech Poznan ose turqit e Samsunspor, ndeshje këto që mund ta rritin akoma më shumë arkën e klubit. Pritet që gjatë merkatos dimërore, drejtuesit të investojnë në 2-3 përforcime cilësore për të tentuar mrekullinë e radhës në fazën e eliminimit direkt.

Trending