Trendy

Shkëndija nuk e ruan epërsinë, Sileksi barazon në fund dhe i merr dy pikë

Para 2 orë

Shkëndija e Tetovës sërish ka humbur terren në garën për titull, pasi u ndal në një barazim 1:1 ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 30-të në elitë.

Tetovarët kaluan në epërsi në minutën e 19-të me golin e Xengues, duke mbajtur avantazhin për pjesën më të madhe të takimit. Megjithatë, kur gjithçka dukej se do të mbyllej në favor të tyre, në minutën e 89-të Mishov realizoi nga brenda zonës për të barazuar shifrat në 1:1.

Në përballjen tjetër të ditës, Makedonija Gjorçe Petrovi dominoi bindshëm ndaj Shkupit, duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0. Xhiroja e 30-të do të vazhdojë të shtunën me ndeshjet Bashkimi – Vardari dhe Rabotniçki – Pelisteri, ndërsa do të përmbyllet të dielën me sfidat Struga – Brera Strumica dhe Tikveshi – Arsimi. /SHENJA/

Trending