Trendy

Shkëndija përballë Qarabag, tetovarët synojnë të shkruajnë histori

Para 8 muaj

Sot të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit “Todor Proeski” në Shkup. Kampioni i vendit, Shkëndija e Tetovës zbret në fushë për tu përballur me Qarabagun, kampionin e Azerbajxhanit, një klub me reputacion të fortë evropian dhe përvojë të ndërtuar prej më shumë se një dekade.

Por, Shkëndija tashmë ka shkruar histori duke siguruar pjesëmarrjen e saj të parë në fazën e grupeve të garave evropiane. Por skuadra nuk dëshiron të ndalet këtu. Kundër Qarabag-ut nuk do të luhet vetëm futboll. Do të luftohet për të shkruar edhe një faqe tjetër të aventurës më të madhe evropiane në historinë e klubit.

Pronari i Shkëndijës, Lazim Destani ka apeluar deri te tifozët që sot të tregojmë kulturën tonë sportive dhe të mos biem pre e provokimeve. “Të mos lejojmë gjuhë urrejtjeje te asnjë forme, sepse këto nuk na përkasin dhe nuk e përfaqësojnë kulturën tonë” – ka shkruar ai.

Trending