Ajo që u paralajmërua ditëve të kaluara sot mori konfirmim, pasi Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar rikthimin e Besart Ibraimit.
Ibraimi është emër i respektuar në futbollin vendor e ndërkombëtar dhe pritet të sjellë përvojë e cilësi të lartë në formacionin e Shkëndijës. Gjatë karrierës së tij, Besart Ibraimi ka luajtur për klube të ndryshme dhe ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në sulm.
Te Shkëndija kthehet pas tre viteve, pasi në periudhën 2015-2021, për 6 vite ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën më të suksesshme të klubit, derisa zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, por edhe në gjithë historinë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.