Shkëndija i ka dhënë fund bashkëpunimit me drejtorin sportiv Ardian Cuculi, pas gati pesë vitesh në këtë detyrë.
Sipas burimeve të Open-TV, Cuculit i është dorëzuar shkarkimi nga klubi tetovar. Ai tashmë është përshëndetur me futbollistët dhe administratën e klubit.
Vendimi vjen pas një sezoni në të cilin Shkëndija nuk arriti ta fitojë titullin, ndërsa në garat evropiane nuk e përsëriti suksesin e sezonit të kaluar, kur arriti deri në fazën e grupeve të Conference League.
Cuculi pritet ta ndjekë edhe ndeshjen e radhës të Shkëndijës ndaj Struga Trim & Lum, ndërsa më pas do të largohet nga klubi.
Kush do të jetë pasardhësi i Cuculit në postin e drejtorit sportiv? Kjo pritet të mësohet në ditët në vijim.
Një ndryshim që padyshim do të hapë shumë diskutime në opinionin sportiv tetovar. (Open-TV)











