Trendy

Shkon në 10 numri i viktimave nga sulmi me armë në Turqi, vdes edhe një nxënës i plagosur

Para 1 orë

Numri i viktimave nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Turqi ka shkuar në 10, ka njoftuar Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Ciftci.

Sipas tij, studenti i plagosur Yusuf Tariq Gul ka vdekur sot në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

“Janë 13 të plagosur. Gjashtë të plagosur janë në kujdes intensiv. Gjendja e tre prej tyre është kritike”, tha Çiftçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Çalık” në provincën Kahramanmaraş në Turqinë juglindore, ku fillimisht u raportua për nëntë viktima, mes tyre tetë fëmijë. Me zhvillimet e fundit, një tjetër person që po luftonte për jetën në spital ka ndërruar jetë.

Mësuesja e matematikës Ayla Kara dhe nëntë nxënës u vranë në vend gjatë sulmit, teksa ajo po përpiqej të mbronte nxënësit e saj.

Sulmuesi, katërmbëdhjetëvjeçari Isa Aras Mersinli, u vra gjithashtu në incident.

“Ai gjithashtu vdiq, qëlloi veten gjatë kaosit. Nëse ishte vetëvrasje apo qëlloi veten gjatë kaosit, aktualisht nuk dihet”, tha guvernatori i Kahramanmaras, Mukerem Unluer.

Ai shtoi se arsyet e sulmit ende nuk dihen dhe se rasti po hetohet plotësisht.

Sipas autoriteteve, një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr në dy klasa në këtë shkollë të mesme të mërkurën, duke shënuar të shtënat e dyta të tilla në vend brenda dy ditësh.

Guvernatori Unluer bëri të ditur se i dyshuari kishte ardhur në shkollë i armatosur me armë që besohet se i përkisnin babait të tij, një oficer policie në pension. Ai kishte me vete pesë armë zjarri dhe shtatë skelete, të cilat dyshohet se i kishte marrë nga babai i tij.

Trending