Ministria e Brendshme njoftoi se njësia mobile ndaloi dhe gjobiti një shofer autobusi i cili kishte frena të dëmtuara dhe po transportonte 85 fëmijë, 37 pasagjerë më shumë se sa lejohej.
“Automjeti iu nënshtrua një kontrolli të jashtëzakonshëm teknik në një stacion të autorizuar për kontroll teknik nga ekspertë, gjatë të cilit u përcaktua një defekt teknik i automjetit, përkatësisht një defekt në pajisjet e frenimit (forca e frenimit të frenit të punës dhe frenit ndihmës) dhe pajisjet që lejojnë dukshmëri normale (xhami i përparmë i thyer). Kundër personit juridik, një personi përgjegjës në personin juridik dhe shoferit J.D. (63) nga Shkupi janë marrë masa përkatëse dhe ata do të përballen me sanksionet e përcaktuara me ligj, ndërsa automjeti është përjashtuar nga trafiku deri në eliminimin e mangësive“, shtoi policia, duke u apeluar të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.





