Më 21 maj, në SPB Shkup është paraqitur një rast shqetësues nga një nënë 42-vjeçare, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur ka qenë viktimë e kërcënimeve dhe publikimit të materialit intim nga ish-i dashuri i saj, gjithashtu i mitur.
Sipas denoncimit, pasi vajza i kishte thënë se nuk mund të takoheshin më, sepse nëna ia kishte ndaluar, ai kishte reaguar duke publikuar fotografi me përmbajtje eksplicite të saj në rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.







