Trendy

Shkup: Vajza 15-vjeçare largohet nga banesa me foshnjën e sapolindur

Para 8 muaj

Më 2 gusht 2025, në Stacionin Policor Karposh në Shkup, është raportuar një rast i brengosshëm. Një 42-vjeçar ka deklaruar se vajza e tij, E.L., 15 vjeçe, është larguar nga banesa rreth orës 07:00 të mëngjesit në drejtim të panjohur, duke marrë me vete edhe foshnjën e saj të sapolindur.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës dhe foshnjës, ndërsa apelon qytetarët që të ofrojnë çdo informacion të dobishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

Trending