Privohet nga liria një shkupjan i cili i dehur, duke drejtuar trotinetin, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u përplas në një grup njerëzish që po merrnin pjesë në protestë në komunën Aerodrom
Më 06.09.2025, rreth orës 19:10, në Shkup, në territorin e Komunës Aerodrom, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria K.R. (31) nga Shkupi, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.
Ai duke drejtuar një trotinet, nuk iu bind urdhrit të nëpunësve policorë për të ndaluar dhe u përplas në një grup njerëzish që po merrnin pjesë në protestë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, u konstatuan 1,53 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.









