Më 11.03.2026, rreth orës 02:20 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar V.T. (40) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se rreth orës 01:30 ai e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 61-vjeçar, ndërsa më pas ia kishte vënë flakën veturës së tij të pasagjerëve, përcjell tetova1
Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa hetimin në vendngjarje e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës./tetova1.mk










