Në Bruksel ka shpërthyer kaos, pasi fermerë nga e gjithë Evropa u përplasën me policinë belge gjatë protestave kundër marrëveshjes së diskutueshme tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosurit; protestuesit hodhën bomba tymuese, bllokuan rrugët dhe u përballën me ndërhyrjen e policisë, e cila përdori topa uji për t’i shpërndarë.
Fermerët thonë se sektori bujqësor ndodhet prej vitesh në krizë dhe paralajmërojnë se hyrja e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës së Jugut do të ulë kërkesën dhe çmimet për prodhimet e tyre, duke akuzuar BE-në se përmes këtyre marrëveshjeve dhe uljeve të mundshme të buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore po dëmton standardin e tyre të jetesës, ndërsa protesta synon të rrisë presionin mbi liderët evropianë gjatë vendimmarrjes për prioritetet buxhetore dhe politikat tregtare.
https://www.facebook.com/share/r/1Fa9VRJ2Ak/?mibextid=wwXIfr





